IHMK: Dita e pavarësisë, me shtim të vranësirave dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës e ka publikuar parashikimin për motin që do të mbajë të diell.

Sipas parashikimit të IHK-së, fushat anticiklonike të shtrira mbi rajonin e Ballkanit do të kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Dita e pavarësisë, parashihet të jetë me shtim të vranësirave dhe intervale me diell, por në fushat termike do të kemi rritje.

IHK-ja thotë se nëse bëjmë një krahasim me vitin 2008 kur kishim temperatura negative, tani ato do të jenë tipike pranverore gjatë ditës.