Kështu duket i dekoruar sheshi i Prishtinës për festën e Pavarësisë

Përgatitjet për shënimin e dymbëdhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës tanimë janë në fazën përfundimtare.

Sheshi tanimë është stolisur me flamurin shtetëror të Kosovës.

Afër sheshit, konkretisht në oborrin e Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 08:00, do të bëhet ngritja flamurit, ku të pranishëm do të jenë dy udhëheqësit shtetërorë dhe komandanti i FSK. Ndërsa, garda ceremoniale do të bën ngritjen e flamurit, intonohet himni nga bendi i FSK-së.

Përndryshe edhe obelisku NEWBORN do të merr pamje të re, ku do të paraqesë simbolin e përkrahjes dhe fuqizimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.