Ministrja Dumoshi takon drejtuesit e pingpongut ndërkombëtar, evropian e kosovar

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim Presidenten e Federatës Ndërkombëtare të Pingpongut, Petra Sörling, Ivo Goran Munivrana - Zëvendës i Unionit Europian të Pingpongut, Kryetarin e Federatës së Pingpongut të Kosovës (FPPK-së), Nehat Çitaku dhe anëtarin e Bordit të FPPK-së,  Kastriot Orana.

Ministrja Dumoshi diskutoi me krerët e pingpongut ndërkombëtar e vendor për fuqizimin e këtij sporti në Kosovë.

Ministrja Dumoshi theksoi se Ministria që ajo drejton do të bashkëpunojë ngushtë me Federatën e Pingpongut në Kosovë që sukseset e talentëve kosovarë në ping pong të ngritën lart e më lart.

Ministrja Dumoshi i informoi gjithashtu për planet që ka MKRS-ja për zhvillimin e sportit në Kosovë duke u fokusuar në masivizimin e tij dhe ngritjen e cilësisë në sport.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e sportit ndërkombëtar dhe evropian e uruan ministren për marrjen e detyrës dhe presin nga ajo që të ketë bashkëpunim dhe përkrahje me drejtuesit e pingpongut. /Zëri.info