Liverpool mund ta ndalojë Salahun të luajë në Lojërat Olimpike, nuk gjobitet nga FIFA

Shtëpia botërore e futbollit FIFA ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e Liverpoolit pasi ka thënë se “The Reds” mund ta bllokojë pjesëmarrjen e Mohamed Salah në Lojërat Olimpikë të Tokios që mbahen në verë të këtij viti.

Trajneri i Egjiptit për grupmoshat U23, Shawky Gharib ka zbuluar se po planifikon që të ftojë yllin e The Reds nga tre lojtarët e mundshëm që janë mbi moshë për të marrë pjesë në këtë garë.

Por, Jurgen Kloppit i është bërë me dije nga FIFA se ka të drejtë të bllokojë pjesëmarrjen e anësorit të tij në këto Lojëra Olimpike, shkaku që nuk janë nën udhëheqjen e tyre.

Rregullat e FIFA-s nuk vlejnë për Lojërat Olimpike që zhvillohen në Tokio, pasi rregulloret e tyre nuk janë të përfshira në këtë garë, kështu që Liverpool edhe nëse e ndalon Salahun nuk rrezikon të gjobitet. /Zëri.info