Rukiqi: Mbyllja e bizneseve të dielën, iu sjell dobi vendeve të rajonit
Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka reaguar pas vendimit që e diela të jetë pushimi në disa prej komunave të vendit, raporton Express.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rukiqi ka thënë se mbyllja e bizneseve të dielën nuk sjell dobi për asnjë subjekt në Kosovë.
Sipas Rukiqit, një vendim i tillë do të sjell dobi vetëm për vendet e rajonit.
Vendime për bizneset pa asnjë konsulte me biznesin. Mbyllja e bizneseve te dielën, nuk sjell dobi për asnjë subjekt ne Kosove, por është mëse e qartë që do te sjell shumë në dobi në vendet e rajonit. Krejt ato euro që shpenzohen në vendin tonë, do të shpenzohen në Shkup, Tiranë e vende tjera.