Ndërhyrja e tmerrshme, sulmuesi godet portierin dhe më pas shpërthen në lot

Një episod i ngjashëm me sportin e karatesë, u regjistrua në kampionatin argjentinas, teksa ishte duke u luajtur sfida mes Patronato dhe Union Santa Fe.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, futbollisti i skuadrës mike, Valter Bou, kreu një ndërhyrje të frikshme ndaj portierit, duke e goditur me shkelma në pjesën e kraharorit.

Një ndërhyrje për karton të zi, teksa Bou u largua nga fusha mes lotëve. Kjo video është duke bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale.