Sërish gjendet mish i prishur në Pejë, arrestohet një i dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pronarin e një thertorje, pasi që gjatë kontrollit nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit të Veterinës, janë konfiskuar 263 kg mish i llojeve të ndryshme i trajtuar në kushte jo adekuate, shkruan GazetaBlic.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se mishi është asgjësuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

“Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 14.02.2020-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit nga inspektorët  AUV-së në lokalin e tij thertore-mishtore janë konfiskuar 263.57 kg mish i llojeve të ndryshme trajtuar në kushte jo adekuate. Mishi  është asgjësuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguan në mbajtje”, thuhet në raport.