Sot: Ballkani – Drenica, Prishtina – Vushtria, Ferizaj – Feronikeli

Pas pushimit të gjatë prej më shumë se dy muajsh, sot fillon stinori pranveror i IPKO Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Zëri.info.

Pjesa e dytë e sezonit nis menjëherë me disa ndeshje interesante, ku sot duke filluar nga ora 13:00 vëmendja do të jetë në Therandë atje ku kampioni vjeshtor i Kosovës, Ballkani balafaqohet Drenicën e cila në funajvë befasoi Gjilanin duke e eliminuar nga Kupa.

Prishtina në kryeqytet pret punë më të lehtë pasi përballet me Vushtrrinë të cilën e mposhti para një jave në kuadër të Kupës, derisa Feronikeli do të ketë punë të vështirë në udhëtim me Ferizajn skuadër kjo që synim të vetëm e ka mbijetsën.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:00. /Zëri.info