Zyrtari i VV-së kërkon nga Abdixhiku shkarkimin e zyrtarëve që nënshkruan marrëveshjen e Munihut

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi ka reaguar ndaj nënshkrimit të marrëveshjes për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd.

 Durmishi nëpërmjet një statusi në Facebook, i kërkon llogari ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhikut.

 “A ishte i njohtuar Ministri Abdixhiku se dy vartës të tij sot po nënshkruanin marrëveshje në emër të Kosovës? Me gjasë jo”, shkruan Durmishi. 

Durmishi kërkon edhe shkarkimin e menjëhershëm nga pozitat që mbajnë. 

“Nëse këta dy zyrtarë kanë udhëtuar në Gjermani pa e ditur Ministri, më e pakta që duhet bërë është që të shkarkohen menjëherë nga pozitat që mbajnë, pavarësisht se çfarë marrëveshje kanë nënshkruar”, ka shkruar Durmishi.