Ky është reagimi i Tomë Gashit pas publikimit të videos duke i shqelmuar paratë e lypsarit

Tomë Gashi ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shihej duke shqelmuar paratë e një lypësi në sheshin Nënë Tereza. Në një postim në Facebook-un e tij, mbi linkun e videos tashmë të bërë virale, Avokati Gashi ka shkruar “T’u e kry punën e inspeksionit, pas dy vitesh britma të çmendura ditë e natë ne sheshin Nënë Tereza!”. Kujtojmë se Tomë Gashi për një kohë ka ushtruar edhe detyrën e Avokatit të Popullit.