Presidenti Ademi ishte mysafir special në Superkupën e CAF-it

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sonte ka qenë mysafir special i Federatës së Futbollit të Katarit në ndeshjen e Superkupës së Konfederatës së Azisë ndërmjet skuadrës nga Egjipti, Zamalek dhe asaj nga Tunisi, Esperance, që u mbyll me fitoren e skuadrës nga Egjipti, 3:1.

Së bashku me presidentin Ademi ishin edhe krerët e Federatës Turke të Futbollit, presidenti Nihat Ozdemir dhe zëvendëspresidenti Servet Yardëmcë (njëherësh anëtar i KE të UEFA-s).

Presidenti Ademi po qëndron në Doha me ftesë të Federatës së Futbollit të Katarit, me ç’rast gjatë ditës së sotme është nënshkruar edhe memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet dy federatave. Ndërkohë, nesër presidenti Ademi do ta vizitojë institutin e Sporteve të Katarit dhe Institutin e Mjekësisë Sportive. /Zëri.info