Herpesi në buzë, çfarë e shkakton dhe si ta parandalojmë?
Agjenti shkaktar i herpesit është një nga dy llojet e virusit herpes simplex, i cili zakonisht hyn në trup përmes një çarje në lëkurën rreth ose brenda gojës.
“Te njerëzit me herpes, mundësia e shfaqjes së tij në dimër forcohet më tej nga stresi, mungesa e gjumit dhe një sistem imunitar i dobësuar”, thotë mjekja amerikane Laura Knobel.
Ndërsa rrezet UV stimulojnë aktivizimin e virusit edhe gjatë dimrit, rekomandohet si parandalim një balsam mbrojtës i buzëve me një faktor prej të paktën 15.
Shmangni përdorimin e takëmeve të përdorura nga një person me herpes. Për të shmangur transmetimin e herpesit në pjesë të tjera të trupit, mos prekni shpinën dhe mbani një vëmendje në larjen e shpeshtë të duarve, transmeton KosovaPress.
Gjithashtu, mos e aplikoni kremin parandalues në zonën e prekur me gisht, por me një shkop të veshit.
Përndryshe ju mund ta transfero ni virusin nga buzët në një pjesë tjetër të trupit tuaj. Gjatë vizitës tuaj te mjeku juaj, ju mund të kërkoni një ilaç antiviral që bllokon shpërthimin e herpesit pas shfaqjes së simptomave të para.
Trajtime të tilla si kremra ose pilula të përshkruara mund të shpejtojnë shërimin e herpesit, të zvogëlojnë dhimbjen ose të lehtësojnë simptomat e tjera të pakëndshme. Pasi plaga e herpesit është shëruar, rekomandohet të merrni një furçë dhëmbësh të re.