Dortmund fiton lehtë dhe bindshëm ndaj Frankurtit

Borussia Dortmund ka shënuar fitore të thellë ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 4:0 në sfidën që u zhvillua sonte në kuadër të javës së 22-të në Bundesligan gjermane.

Piszchek ishte realizator i golit të parë për Dortmundin që e shënoi në minutën 33-të (1:0), ndërsa për ta dyfishuar epërsinë u përkujdes Sancho që shënoi me të filluar pjesa e dytë për rezultatin 2:0.

Për rezultatin 3:0 u përkujdes sulmuesi norvegjez Erling Braut Haaland i cili këtë afat kalimtar iu bashkuar skuadrës gjermane.

Rezultatin në 4:0 e ngriti Guerreiro që shënoi në minutën e 72-të.

Pas kësaj fitoreje Dortmund ngjitet në pozitën e dytë me 42 pikë një më pak sesa Bayern në pozitën e parë por që baraverëzt kanë një ndeshje më pak të luajtur. /Zëri.info