Dortmund i pamëshirshëm shënon edhe golin e katërt
Borussia Dortmund ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Eintracht Frankfurtit në sfidën që po zhvillohet në këto momente në kuadër të javës së 22-të në Bundesligan gjermane.
Piszchek ishte realizator i golit të parë për Dortmundin që e shënoi në minutën 33-të, ndërsa për ta dyfishuar epërsinë u përkujdes Sancho që shënoi me të filluar pjesa e dytë për rezultatin 2:0.
Për rezultatin 3:0 u përkujdes sulmuesi norvegjez Erling Braut Haaland i cili këtë afat kalimtar iu bashkuar skuadrës gjermane.
Rezultatin në 4:0 e ngriti Guerreiro që shënoi në minutën e 72-të. /Zëri.info