Dortmundi i lehtëson punën vetës, shënon edhe golin e dytë

Borussia Dortmund ka dyfishuar epërsinë ndaj Eintracht Frankfurtit në sfidën që po zhvillohet në këto momente në kuadër të javës së 22-të në Bundesligan gjermane.

Piszchek ishte realizator i golit të parë për Dortmundin që e shënoi në minutën 33-të, ndërsa për ta dyfishuar epërsinë u përkujdes Sancho që shënoi me të filluar pjesa e dytë për rezultatin 2:0. /Zëri.info