Treni ilegal që qarkullon çdo ditë në linjën Kosovë-Serbi, punëtorët paguhen nga Beogradi

Zoran Trajkoviç, shefi i hekurudhave në veri, e pranon se janë nën direktivat dhe paguhen nga Beograd.

Treni që shpie nga Kosova në Serbi është nisur herët të premten nga Zveçani.

Pasdite i njëjti kthehet me udhëtarë në mbrëmje.

Lëvizja nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas bëhet ilegalisht dhe funksionon si pjesë e hekurudhave të shtetit serb.

E shefi i hekurudhave të Kosovës, Zoran Trajkoviç e pranon se janë nën direktivat e Beogradit.

Ky thotë se llogari nuk i japin shtetit të Kosovës.

Megjithatë Trajkovic e mirëpret marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë për hekurudhat në Gjermani pasi sipas tij kjo ndihmon në lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Edhe qytetarët serb të kësaj ane e mirëpresin marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë në Berlin.

Ata thonë se kjo marrëveshje do të jetë e mirë për dy etnitë.

Të premten në mëngjes në Munih të Gjermanisë është nënshkruar marrëveshja për linjën hekurudhore dhe autostradën që lidh Kosovën dhe Serbinë.