Ministrja Vlora Dumoshi me xhudistët: Në Tokio më të fortë se kurrë!

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim kryetarin e Federatës së Xhudos të Koso­vës, Agron Kuka, përzgjedhësin e Kosovës në xhudo Driton Kuka si dhe xhudistët që kanë fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

ëMinistrja Dumoshi fi­llimisht ka uruar Distria Krasniqi për medaljen e artë dhe Nora Gjakova për medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që u mbajtën më 8 e 9 shkurt në Paris të Francës. Po ashtu ajo u shpreh e lumtur për punën dhe suksesin që po e tregojnë xhudistët në gara të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

“Vajzat dhe djemtë tanë po na bëjnë krenarë me punën luftarake të tyre, në lojërat të ndryshme ndërkombëtare dhe ky suksese nuk do të ishte po të mos kishin mbështetjen dhe përku­shtimin tuaj si tuaj si trajner”, tha ministrja Dumoshi, duke theksuar faktin se me sukseset e arritura, xhudistët e Kosovës po i bëjnë nder vendit dhe po e promovojnë e forcojnë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Unë si ministre mbetem e përkushtuar që të jem gjithmonë mbështetëse e fuqishme e sportit. Duke pasur parasysh që këtë vit i kemi edhe lojërat olimpike, është e rëndësisë së veçantë që vendi ynë do të përfaqësohet sa më suksesshëm me garuesit e saj në Tokyo të Japonisë duke e dëshmuar edhe njëh­erë që kemi talente në sport”, u shpreh tutje ministrja duke u zotuar se MKRSja do të mbështesë sp­ortistët për faktin se po i sjellin vend­it medalje e suksese.

Ndërkaq kryetari Agr­on Kuka falënderoi ministren për pritjen dhe e uroi për mar­rjen e detyrës. Ai kërkoi nga ministrja Dumoshi që edhe në të ardhmen të vazhdo­jë bashkëpunimi i MKRS-së me Federatën e Xhudos ashtu që ba­shkërisht të arrihen sukseset e synuara.

Ministrja e drejtues­it e xhudos diskutuan edhe për çështjen e Qendrës Kombëtare të Xhudos e cila së shpejti do të fillo­jë së ndërtuar në qytetin e Pejës dhe ku ministria do të ja­pë kontributin e saj në këtë drejtim.

Ministrja Dumoshi, gjithashtu, tha se sh­umë shpejt do t’i bëhet edhe zgjidhja e përcaktimit të loka­cionit për vendosjen e shtatores së Maj­linda Kelmendit, të cilën Federata Ndërk­ombëtare e Xhudos e ka sjellë në Kosovë për nder të xhudistes tonë me renome ndërkombëtare. /Zëri.info