Haxhiu nënshkruan marrëveshje me QKRMT-në
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Kosovare për Rehabilitilimin e të Mbijetuarve të Torturës, drejtoreshën ekzekutive, Feride Rushiti.
Me anë të kësaj marrëveshje, anëtarëve të QKRMT-së, u lejohet që të vizitojnë Institucionet Korrektuese të Kosovës, në pajtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm dhe rregullave në fuqi.
Ministrja Haxhiu, thuhet në kumtesën e MD-së, falenderoi Rushitin për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për përmirësimin e gjendjes në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe u dakorduan për bashkëpunime të mëtejme.