Samsung zbulon linjën e re të televizorëve në Maltë

Samsung Electronics zbuloi ditën e djeshme linjën e tij evropiane të televizorëve dhe pajisjeve të audios për vitin 2020, duke përfshirë inovacionin Q950TS QLED 8K TV, gamën e zgjeruar të QLED 8K dhe 4K, MicroLED, Lifestyle TV dhe soundbars, në Forumin Samsung, që u mbajt në Qendrën e Konferencave Mesdhetare në Valletta, Maltë .

Samsung është i përkushtuar ndaj krijimit të teknologjisë pionere që plotëson nevojat në zhvillim të konsumatorëve.

Risitë e reja inovatore të televizorëve dhe pajisjeve audio i ofrojnë konsumatorëve veçori të lidhura, me përvojën më interaktive dhe domethënëse të mundshme. Këto karakteristika ripërcaktojnë përfshirjen dhe revolucionarizojnë integrimin në shtëpi.