Kështu duket virusi kinez

Instituti Kombëtar i  Sëmundjeve Infektive në Kinë, dje ka lëshuar disa nga imazhet e para të koronavirusit kinez, tanimë i quajtur SARS – CoV – 2.

Viruset janë trupa të vegjël, të cilët përbëhen prej ADN-së apo ARN-së të mbuluar me një shtresë proteinike. Ata janë shumë të vegjël, prandaj vrojtimi i tyre bëhet vetëm me anë të mikroskopëve specifikë.

Anëtarët e Institutit të Sëmundjeve Infektive, kanë lëshuar disa fotografi të para të këtij virusi, i cili deri tani u ka marrë jetën 1.370 personave dhe i ka lënë të infektuar mbi 60.000 njerëz në tërë botën.

Këto fotografi janë marrë nga mostra e një pacienti të infektuar nga SHBA-ja.

Në bazë të fotografive, shkencëtaret kanë treguar se ky virus për nga ndërtimi dhe mekanizmi i veprimit është i ngjashëm me një lloj virusi tjetër, që i takon po ashtu familjes së koronavirusëve, dhe i cili ishte shfaqur në vitit 2002.