FBK e prezanton përzgjedhësin e ri të Kosovës
Federata e Basketbollit e Kosovës sot ka prezentuar trajnerin e ri të Kosovës.
Në një konferencë për media, kryetari i FBK-së Arben Fetahu prezentoi trajnerin grek, Christos Marmarinos.
Marmarinos ishte për shumë vite pjesë e stafit trajnues të ekipit të Olimpiakosit, ndërsa së fundmi ishte trajner i klubit të Japonisë, Nishinomiya Storks, shkruan Indeksonline.
Sfidën e parë do ta ketë më 20 shkurt kur Kosova do të ndeshet me Islandën në Prishtinë, kurse më 23 shkurt, Dardanët janë mysafirë të Luksemburgut.