Cakaj në Mynih, kërkon mbështetje nga Omani për Kosovën

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj po qëndron në Mynih ku ka takuar Ministrin e Jashtëm të Omanit të cilin e ka falenderuar për mbështetjen për pavarësinë e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Cakaj ka shkruar në Facebook se i ka kërkuar veprim të përbashkët Ministrit të Jashtëm të Omanit, për të ndihmuar Kosovën.

“Në fillim të Konferencës së Sigurisë së Mynihut zhvilluam edhe një takim me Ministrin e Jashtëm të Omanit, z. Yusuf bin Alaëi bin Abdullah.Në takim e falënderuam për mbështetjen dhënë pavarësisë së Kosovës dhe i kërkuam veprim të mëtejmë të përbashkët për të ndihmuar Kosovën edhe në disa vende të tjera”, ka shkruar Cakaj.