Lekaj: Taksa ndaj Serbisë të qëndrojë deri në njohje

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se taksa ndaj Serbisë të qëndrojë deri në njohje, si i vetmi mjet kompromisi.

Postimi i plotë:

Taksa ndaj Serbisë të qëndrojë deri në njohje, si i vetmi mjet kompromisi.

Me taksën në fuqi Serbia është aty, duke dëshmuar edhe njëherë se dialogu po vazhdon me ndërmjetësimin e ShBA-ve përkundër deklarimeve të Aleksandër Vuçiqit se ne nuk bisedojmë me Kosovën përderisa ata nuk e largojnë taksën dhe ja ku është aty duke nënshkruar marrëveshjen për hekurudhat.
Shpreh mbështetjen time që delegacioni i emëruar nga unë arriti të finalizojë këtë marrëveshje.