Pritjes 16-vjeçare i erdhi fundi, arrin parketi për palestrën e Istogut

Në Kosovë dihet se kur fillojnë projektet, por asnjëherë se kur mund të përfundojnë.

Rasti më i mirë është i palestrës sportive në Istog, që ka filluar të ndërtohet që nga viti i largët, 2004 dhe kur kanë kaluar tani 16 vite më në fund ka arritur parketi, i cili pritet të shtrohet ditët në vijim, raporton Reporteri.net

Drin Sadikaj, drejtori i sportit në Komunën e Istogut me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka arritur parketi nga Italia për palestrën e famshme.

“Sot nga Italia ka mbërritur parketi për palestrën sportive,” shkruan Sadikaj në Facebook.

Ndryshe, për kuriozitet, Drin Sadikaj është 26 vjeçar, ndërsa kur ka filluar palestra në Istog ka qenë vetëm 10 vjeçar.