Helmohen nga bombola e gazit, dyshohet për 3 të vdekur në Bulqizë

Tre persona dyshohet se kanë humbur jetën në Bulqizë dhe një person ndodhet në gjendje të rëndë nga helmimi me një bombol gazi.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në fshatin Guri, në njësinë administrative Ostren.

Aktualisht policia po shkon drejt vendngjarjes.

Lajmi mbetet në përditësim. /TCH