Shorti i Kupës së Kosovës, ky është lajmi i fundit
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar për hedhjen e shortit për gjysmëfinale të Kupës.
Kanë mbetur katër skuadra në garë për trofeun e çmuar të Kosovës.
Prishtina, Ballkani, Drenica dhe fituesi aktual i Kupës, Feronikeli kanë mbetur në garë.
FFK ka njoftuar se të martën me fillim nga ora 12:00 do të hidhet shorti për gjysmëfinale.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 8 prill, ndërsa ato të kthimit me 22 prill.