Vuçiq: Marrëveshja për hekurudhat e rëndësishme për serbët që jetojnë në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudhat në mes të të të dyja vendeve në Mynih të Gjermanisë.

Firmat në këtë ujdi i vendosën nga delegacioni kosovar: Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore, kurse nga pala serbe drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Marrëveshja për hekurudhat u bë pak para se nisjes së Konferencës së Sigurisë që tubon në Gjermani liderë nga e mbarë bota.

“Kjo është shumë e rëndësishme për shkak të serbëve”, tha kreu i shtetit serb,  Aleksandar Vuçiq i cili përmendi posaçërisht serbët që jetojnë në Graçanicë, Anamoravë.