Lansohet Analiza e Pulsit Publik me temë Pajtimi dhe Bashkëjetesa në Kosovë
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojë sot Analizën e Pulsit Publik për Pajtimin dhe Bashkëjetesën në Kosovë, në zyrat e UNDP-së, me fillim në ora 11:00.
Ky studim eksploron perceptimin e njerëzve për procesin e pajtimit ndëretnik në Kosovë, problemet, sfidat dhe mundësitë duke synuar të zbulojë se si, nga këndvështrimi i qytetarëve, institucionet e Kosovës, donatorët dhe organizatat ndërkombëtare mund të mbështesin më së miri pajtimin në Kosovë.
Për qëllimet e këtij studimi, janë anketuar 451 respodentë kosovarë si dhe janë mbajtur 12 grupe të fokusit të realizuara në shtatë komuna multi-etnike, përkatësisht në: Prizren, Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Kamenicë, Shtërpcë, Graçanicë, dhe Istog. Anketa dhe fokus grupet janë realizuar gjatë muajve qershor-korrik 2019.
Rezultatet tregojnë se me gjithë tensionet, shumica e të anketuarve besojnë se pajtimi është i nevojshëm në Kosovë edhepse ndryshojnë në të kuptuarit e tyre për pajtimin kur bëhet fjalë për faljen, kërkim faljen dhe për të harruar.
Gjatë lansimit do të prezantohet edhe detaje tjera të shumta nga raporti.
Projekti Pulsi Publik dhe ky studim në veçanti janë mundësuar nga USAID në Kosovë.
Në ngjarje do të marrin pjesë Znj. Christina T. Davis, Drejtoreshë e Zyres për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, Kosovë dhe Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë.
Ftesë:
Ftohen mediat të marrin pjesë në këtë ngjarje
Kush: Programi I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)
Çka: Lansimi I Analizës së Pulsit Publik për Pajtimin dhe Bashkëjetesën në Kosovë
Kur: Sot në ora 11:00
Ku: Zyret e UNDP-së, Arbëri