Marrëveshja për hekurudha dhe autostrada me Serbinë, Thaçi e quan mesazh të paqes
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç sapo kanë nënshkruar letrën e shprehjes së interesit për autostrada dhe Letrën e shprehjes së interesit për hekurudha me të cilat Kosova dhe Serbia shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në, në Mynih.
Me këtë rast, Thaçi ka thënë se me këtë arritje të marrëveshjes rajoni do të ketë paqe dhe zhvillim ekonomik.
“Është një hap tjetër i kësaj marrëveshjeje së sotme të të progresit pas linjave ajrore Prishtinë-Beograd. Marrëveshja e sotme e hekurudhave dhe autostradave është mesazhi më i mirë që rajoni do të ketë paqe, zhvillim ekonomik, progres dhe vende të punës, çka i duhet njerëzve tonë në Kosovë dhe Serbi”, ka thënë ai.
Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq.