Katër plumba u shkrepën në plagosjen e dy personave mbrëmë në Prishtinë, detaje të reja

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për plagosjen e dy personave e cila ndodhi dje në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte shtënë me arme zjarri ne drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë.

Njësitë relevante kanë dal në vendin  e ngjarjes ku kanë konfiskuar një armë dhe katër gëzhoja.

Viktimat kanë pësuar  lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Prishtinës.