Vuçiq shprehet i lumtur që po hiqet taksa 100 %

Ai ka shkruar në rrjetin social Twitter pas takimit që ka zhvilluar sonte në Munih të Gjermanisë me të dërguarin special të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell se është shumë mirënjohës për këtë kërkesë të SHBA-së për Kosovën.

“Patëm një bisedë të hapur dhe të sinqertë. Është me shumë rëndësi që Amerikanët insistojnë në heqjen e taksës. Unë jam mirënjohës ndaj Ambasadorit Grenell, sekretarit Pompeo dhe presidentit Trump për angazhimin e tyre për të hequr tarifat dhe për të vazhduar diskutimet midis nesh dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq.