Notat e lojtarëve: Milan – Juventus, ky ishte lojtari i ndeshjes
Milani dhe Juventusi kanë barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, shkruan zeri.info
Kuqezinjtë barazuan ndaj badhezinjve me shifrat 1:1.
Milani kaloi i pari në epërsi me anë të Ante Rebicit në minutën e 61-të.
Ndërkohë, vendasit mbetën edhe me një lojtar më pak prej minutës së 71-të, kur Theo Hernandez u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.
Në minutat e mbetura të ndeshjes Juventusi shtoi presionin ndaj vendasve dhe madje arriti të fitojë penallti pas prekjes me dorë të Calabria.
I saktë nga penalltia u tregua Cristiano Ronaldo, që barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 91-të.
Lojtari më notën më të lartë në këtë ndeshje nga “SofaScore” ishte Paulo Dybala me 8.4.
Ndërsa, më së dobëti u vlerësua Davide Calabria me 5.8./Zëri