Real Sociedadi i Januzajt fiton në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës ndaj Mirandesit
Real Sociedadi ka triumfuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ndaj Mirandesit, shkruan zeri.info
Sociedadi fitoi në shtëpi me shifrat 2:1.
Mikel Oyarzabal shënoi nga penalltia në minutën e nëntë.
Ndërkohë, rezultati u barazua nga Matheus Aias (39’).
Sidoqoftë, vendasit arritën që ta rikthejnë sërish epërsinë, kësaj radhe falë golit të Martin Oedegaardit në minutën e 42-të që shënoi për 2:1, rezultat i cili më nuk ndryshoi.
Në këtë ndeshje u inkuadrua edhe futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj, i cili hyri në minutën e 77-të.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 4 mars./Zëri