Senati voton për të ndaluar kontrollin e Trump mbi aksionet në Iran

Për të arritur shumicën, është dashur që disa republikan të votojnë për, dhe tani Trump duhet të kërkojë autorizim nga Kongresi për lansimin e aksioneve të tjera ushtarake mbi Iranin.

Rezoluta, që kaloi me votim 55-45, ka një përjashtim sa i përket mbrojtjes nga një kërcënim eminent.

Gjithsesi, Trump ka premtuar që do të përdorë të drejtën e tij për veto, dhe për të ndaluar këtë duhet që Senati të votojë përsëri me 2/3 e votave. Republikanët kanë 53 nga 100 ulëset në Senat dhe nuk pritet që vetoja e Trump të rrëzohet.