Azemi: Personi i arrestuar sot, vëllai i bashkëpartiakut të Shpend Ahmetit

Ka thënë kështu Egzon Azemi këshilltar komunal nga "Vetëvendojse" në Komunë të Prishtinës, duke aluduar për të arrestuarin e sotëm, vëllai i të cilit, siapas Azemit është asambleist i PSD-së së Shpend Ahmetit që mbanë edhe pozitë të lartë në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Krahas kësaj ai thotë që falë afërsisë partiake me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin, e ka punësuar vëllain e tij si Kryesues i Bordit të Drejtorëve në Trafikun Urban në Prishtinë. Azemi në llogarinë e tij në "Facebook", ka shkruar po ashtu se në shumicën e Ndërmarrjeve Publike është dyfishuar numri i të punësuarve para zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Policia e Kosovës ka arrestuar sot R.B nën dyshimin se ka ndikuar tek vartësit e tij për ta punesuar një person, që në media u raportuar se ishte gruaja e tij.

Postimi i plotë i Azemit:

Policia e Kosovës ka arrestuar R. B. Kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Trafikut Urban, nën dyshimin se ka ndikuar tek vartësit e tij për punësime. Ky është vllau i një asambleisti të psd-së që gjithashtu ka pozitë të lartë në Ndërmarrjen Publike Banesore, e i cili e vendosi vëllaun në këtë pozitë falë afërsisë partiake me Shpend Ahmetin.

Muaj më parë e kam ngritur këtë çështje në asamble, dhe sot morrëm lajmin se është arrestuar për një punësim. Mirëpo kjo akuzë është e pamjaftueshme sepse në shumicën e Ndërmarrjeve është dyfishuar numri i punëtorëve para zgjedhjeve të 6 Tetorit. E përgjegjësi së pari do duhej të jap Shpend Ahmeti pastaj vartësit e tij.