Spektakël i basketbollit në Rahovec, Peja në finale

Peja është kualifikuar në finale të Kupës, pasi ka mundur Rahovecin me rezultat 82:90 (22:14, 17:21, 18:37, 18:25).
Ndeshja ka qenë shumë interesante dhe me mbi 3 mijë shikues në palestër, duke krijuar atmosferë fantastike në “Mizahir Isma” në Rahovec.

Rahoveci i përkrahur edhe nga tifozët, e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 22:14. Në periodën e dytë, pejanët këndellen, duke ngushtuar epërsinë, dhe duke e fituar këtë pjesë 17:21, që ishte mjaft atraktive dhe interesante, derisa pjesa e parë përfundoi me shifrat 39:35 për vendasit. Peja e nisi në mënyrë fantastike periudhën e tretë, duke dominuar në mbrojtje dhe në sulm.

Pejanët fillimisht hynë në një seri prej 7:0, duke kaluar në epërsi 39:42 dhe më pas kishin epërsi deri në 15 pikë, 55:70, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 57:72 për Verdhezinjtë. Në 10 minutat e fundit, Rahoveci arriti të ngushtojë epërsinë në 68:73, por pa arritur të bëjë më shumë dhe në fund Peja fitoi me rezultat 82:90.

Te Peja u dalluan Richard Jackson me 24 pikë e 10 kërcime, Dardan Berisha me 17 pikë, Nigel Johnson 16 dhe Drilon Hajrizi me 15, kurse te Rahoveci më të mirët ishin Darell Davis me 33 pikë dhe Joshua McFolley me 18.