Shpend Ahmeti thotë se nuk ka dhënë dorëheqje nga kreu i PSD’së

PSD nuk arriti të fitojë asnjë ulëse në zgjedhjet parlamentare, pasi aty shkoi në koalicion së bashku me AAK’në.

Në zgjedhjet e brendshme që u mbajtën brenda socialdemokratëve, Shpend Ahmeti, që ishte kryetar, nuk mori asnjë pozitë në kryesi.

“Nuk kam dhënë dorëheqje”, tregon Ahmeti.

“Sipas statutit të PSD’së, pas zgjedhjeve nacionale, në bazë të rezultatit, duhet të shkohet në zgjedhje të brendshme. Është votuar unanimisht”, shton ai.

Tutje Ahmeti tregon se tani e tutje, është dakorduar brenda partisë se do të merret ekskluzivisht me komunën e Prishtinës, kryetar i së cilës është që dy mandate radhazi.

Ahmeti gjithashtu tregon se PSD ka rolin më të drejtë në opozitë për të kritikuar qeverinë. Kjo për faktin se partitë si AAK, PDK e Nisma kanë qenë në pozitë vitet e fundit dhe janë akuzuar shpesh për keqqeverisje.