Legjenda e Bayernit thotë se transferimi i Rashicës do të ishte një ide e mirë për gjigantin bavarez

Legjenda e Bayern Munichut, Dietmar Hamann ka thënë se transferimi i Milot Rashicës te bavarezët do të ishte një ide e mirë, transmeton zeri.info

Reprezentuesi kosovar është duke shkëlqyer me fanellën e Werder Bremenit, derisa këtë edicion ka realizuar 10 gola dhe 4 asistime në 20 ndeshje.

{326634}

Hamann ka thënë se Rashica do të ishte një opsion më i lirë nga ana financiare për bavarezët në krahasim me lojtarët e tjerë që kushtojnë nga 100 milionë euro.

“Rashica do të ishte një opsion më i lirë”, ka thënë Hamann për “Bild”./Zëri