Presidenti Meta me urim special për Rudi Vatën

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka uruar ditëlindjen ish-futbollistit të njohur të Kombëtares kuqezi, Rudi Vata dhe ka premtuar  se viti 2020 do jetë i veçantë për të gjithë tifozët e Celticut në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të “Twitterit”, Meta shkruan: “Ditëlindje të lumtur për Rudi Vatën, kapitenin e Kombëtares. I përshëndes të gjithë dashamirësit e tij kudo, me golin e parë që ai shënoi me Sëlltik në 2/12/1992.

Ky vit 2020 është historik sepse në Shqipëri do festojmë klubin e Celticut bashkë me Rudin”.