Trajneri i ri i Kosovës shikon nga afër ndeshjet e Kupës

Trajneri i ri i përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos është duke i shikuar nga afër ndeshjet e Kupës së Kosovës në Rahovec, shkruan zeri.info

Ai shihet afër kryetarit të FBK-së, Arben Fetahu duke ndjekur ndeshjet e Final 8.

Ndeshja e fundit në kuadër të kësaj gare ishte gjysmëfinalja mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit.

Ylli triumfoi me shifrat 76:69 për t’u kualifikuar në finale./Zëri