Kryeministri Kurti emëron shtetasin amerikan Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot shtetasin amerikan, Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik të Kryeministrit në fushën e të drejtave të njeriut.
Me këtë rast kryeministri Kurti i ka uruar këshilltarit Tienmu Ma, suksese në punën e përbashkët në udhëheqje të ekzekutivit. Ndryshe Tienmu Ma njihet edhe si eksperti që e hartoi raportin për dëbimin e gylenistëve