Kryeministri Kurti bëhet me këshilltar politik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, Aziz Bicin, Këshilltar Politik të tij si dhe Drejtor të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast, Kurti e ka uruar Bicin në detyrën e re duke mirëpritur këshillat e tij politike, derisa ka kërkuar rol konstruktiv dhe përgjegjshmëri të lartë si Drejtor i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës