30 deputetët e VV-së i shkojnë për “përhajr” Kurtit në zyre
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Twitter të shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. Selimi ka shkruar se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje i uron punë të mbarë Kryeministrit Kurti.
“Grupi Parlamentar i Lëvizjes #Vetëvendosje, në Qeverinë e Kosovës i uron punë të mbarë Kryeministrit Kurti”, ka shkruar Selimi.