Parlamenti i Sirisë njeh gjenocidin armen

“Parlamenti … dënon dhe njeh genocidin e kryer kundër armenëve nga shteti osman në fillim të shekullit XX,” thuhet në një deklaratë të Parlamentit të Sirisë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoëan, ka deklaruar se nëse ushtarët turq në Siri përsëri shënjestrohen, Turqia do të sulmojë forcat e regjimit të Bashar al-Asadit pavarësisht marrëveshjes së vitit 2018 në Soçi me Rusinë.

“Nëse u bëhet ndonjë dëm ushtarëve tanë në postet e vëzhgimit (në Idlib) ose kudoqoftë (në Siri), unë deklaroj se prej atje do të godasim forcat e regjimit kudo, pavarësisht nga marrëveshja e Soçit”, tha presidenti Erdoëan në një fjalim para grupit parlamentar të partisë së tij në Ankara.

Erdoëan tha se vendi i tij është i vendosur që deri në fund të shkurtit të largojë forcat e regjimit sirian nga postet e vëzhgimit të Turqisë në Idlib. Ai shtoi se për të larguar forcat e regjimit, Turqia “do ta bëjë pa hezimit atë që është e nevojshme përmes tokës dhe ajrit”.