Edhe Franca e injoron Amerikën, nuk e përjashton Huawei’n nga 5G’ja

“Nuk ka asnjë diskriminim ndaj Huawei, ai nuk do të përjashtohet nga 5G në Francë”, tha ministri i Ekonomisë dhe Financave i Francës, Bruno Le Maire, për televizionin BFM. Le Maire shtoi se për cdo rast,  “shteti francez do të marrë masa paraprake për të mbrojtur interesat sovrane, veçanërisht në afërsi të instalimeve bërthamore dhe ushtarake”.Vendet të ndryshme, nuk po i binden apelit të Amerikës për të mos bashkëpunuar me kompaninë kineze, të cilën Washington e konsideron rrezik për sigurinë kombëtare.

Në fund të janarit, edhe Mbretëria e Bashkuar vendosi të lejojë kompaninë kineze Huawei të vazhdojë operimin në rrjetin 5G, e shumë shpejt pas këtij vendimi, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, zhvilloi një vizitë në Londër. Uashingtoni dyshon se Huawei bashkëpunon me qeverinë kineze, dhe se të dhënat e përdoruesve të saj nuk janë të sigurta.

Rrjeti 5G paraqet gjeneratën e fundit të lidhjes së telefonave të mençur me internet, dhe ofron shpejtësi të shkarkimin shumëfish më të shpejt sesa ekziston aktualisht.