Klubi kroat rinovon kontratat me 3 talentët shqiptarë
Klubi kroat, Lokomotiva e Zagrebit ka rinovuar kontratat me 3 futbollistë shqiptarë, transmeton zeri.info
Tre futbollistët e rinj shqiparë, Jon Mersinaj, Indrit Tucidhe Enis Cokaj kanë nënshkruar kontrata të reja me klubin kroat.
Të tre futbollistët janë pjesë e rëndësishme e kroatëve, ndërsa në këtë sezon janë duke luajtur në vazhdimësi dhe në disa ndeshje kanë qenë vendimtarë për Lokomotivën.
Kështu, Çokaj, Mersinaj dhe Tuci kanë firmosur kontrata të reja, të cilat i mbajnë të lidhur me klubin kroat deri në vitin 2024./Zëri