Haziri thotë se reciprociteti do të vendoset

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, në Frontal të Televizionit 7, ka folur për çështjen e heqjes së taksës.

Haziri thotë se nuk ka qenë politikë paszgjedhore, por LDK’ja edhe në fushatë është deklaruar se do të hiqet taksa.

Ndërkaq ai thotë se në marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje janë zotuar që ta heqin tarifën ndaj produkteve serbe, e të vendosin masa të reciprocitetit.

“Pjesë e marrëveshjes sa i përket taksës është e qartë. Kemi folur edhe gjatë fushatës zgjedhore.  Ne jemi solidarizu në një periudhë me takën. Por ne kemi thënë se do ta suspendojmë taksën dhe vendosje të reciprocitetit”, ka thënë Haziri.

Ai thotë se Qeveria e Kosovës do të shpjegojë se në cfarë forme do të vendosen masat reciproke ndaj Serbisë.

“Duhet të dakordohemi që qeveria në momentin që e vendos, e tregon se cfarë mase është ajo”, u shpreh ai.