Haziri lëvdon arsimtarin, por është kundër qethjes së tij para nxënësve

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ftuar në emisionin Frontal në T7 ka folur për rastin që ndodhi në shkollë fillore në Livoç të Ulët ku një nxënësit iu janë prerë flokët në orë të mësimit.

Haziri po thotë se ky ishte një ndëshkim që ka ndodhur me kërkesë të prindit. Ai flet fjalë të mira për mësuesin në fjalë.

“Ka ndodhë një ndëshkim për një nxënës, me kërkesën e prindërve, arsimtarin nëse e veçojmë si njeri është i dalluar në shkollë, ai kërkon disiplinë, është i dashur për krejt nxënësit”, thotë ai.

Haziri shton se ky veprim i mësuesit duhet që të vendoset në komision disiplinor.

“Veprimi i tij në dënim duhet me u vlerësu në komision disiplinor. Nuk lejohet ndërhyrje në raste të tilla as dënime kolektive, as dënime para masave. Në leximin e parë është që ka qenë kërkesë e prindërve që arsimtari me u kujdes në mënyrë të veçantë për nxënësin. Mund të kërkohët që familja ta zgjedhë problemin”, shton ai.