Hulumtim: Humbni peshë duke shikuar filma horror

Disa hulumtues amerikanë kanë arritur në përfundim se shikimi i filmave horror ka edhe disa përfitime – duke përfshirë djegien e kalorive dhe rritjen e disponimit të njerëzve.

Hulumtuesit kanë marrë 10 njerëz për të shikuar filma horror dhe ua kanë kontrolluar të rrahurat e zemrës, marrjen e oksigjenit dhe lirimin e dyoksidit të karbonit.

Gjetjet tregojnë se ekspozimi i tyre ndaj stimulimeve të frikshme i detyron ata të lëshojnë më shumë adrenalinë, çka autori i studimit, Richard Mackenzie, shpjegon se e nxitë sistemin nervor të reagojë.

Pas këtij reagimi trupi fillon të djegë kalori, përderisa liron sheqer në gjak – gjithashtu e detyron rritjen e gjakut në metabolizëm duke shkaktuar djegie të sheqerit pa pasur nevojë për oksigjen.

Një studim tjetër ka treguar se shikimi i filmave horror mund jetë arsyeja pse trupi liron qeliza të bardha të gjakut.

Kjo prapë është e lidhur me mënyrën se si reagon sistemi nervor dhe u mundëson njerëzve t’i luftojnë infeksionet, si dhe e rritë sistemin e imunitetit.

Tani, para se t’i ulni të afërmit e sëmurë për të shikuar maratona filmash të frikshëm, duhet të tregojmë se ekziston edhe diçka që duhet të dini – personat i gëzojnë përfitimet shëndetësore vetëm nëse kanë vendosur të frikësohen nga ta.