Gripi në Kosovë kalon pragun epidemik: IKSHPK jep detaje dhe tregon si të mbroheni
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gripi sezonal ka kaluar pragun epidemik dhe ka rritur intensitetin nga i mesëm në të lartë.
Në njoftim thuhet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës ka rritur vigjilencën për t’u përballur me shtimin e mëtutjeshëm të intensitetit të gripit sezonal.
“Mostrat e grumbulluara nga pacientët e qendrave sentinel me ILI ose ARI tregojnë për një pozitivitet në Influencë A Influencë A virusi me subtipin A(H1N1) pdm09 vazhdon të bashkë qarkullojë dhe dominon pak ndaj subtipit A(H3). Gjithashtu edhe virusi B/Victoria është në qarkullim duke mbuluar mbi gjysmën e rasteve të diagnostikuara në analizat laboratorike. Te gjitha subtipet fatmirësisht janë në përbërësit e vaksinës së sivjetme katër shtamëshe, të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë nga fillimi i sezonit dhe Instituti Kombëtar ka shpërndarë dhe monitoruar zbatimin në çdo QKMF sipas indikacioneve epidemiologjike. Vaksinimi i gjertanishëm në Kosovë ka treguar një efikasitet dhe intensitet mesatar, ulje të rasteve të komplikuara dhe ulje të rasteve të hospitalizuara”, thuhet në njoftim.
Më poshtë keni njoftimin e plotë të IKSHPK: